Tuesday, February 24, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENdeshjet në Korçë, statistikat tregojnë balance totale mes Skënderbeut dhe Vllaznisë

Ndeshjet në Korçë, statistikat tregojnë balance totale mes Skënderbeut dhe Vllaznisë

Vllaznia do udhëtojë drejt Korçës në javën e 22-të të Superligës, ku përballë do ketë vendasit e Skënderbeut. Një ndeshje shumë e komplikuar paraqitet për shkodranët, që do kenë si kundërshtar ekipin e fundit të tabelës me vetëm 16 pikë të grumbulluara. Kjo i bën korçarët të rrezikshëm, pasi nevoja jetike për pikë do bëjnë që skuadra të luftojë fort.

Por nga ana e tyre edhe shkodranët nuk duan të shkëputen akoma më tepër nga treshja e parë. E patjetër që 3 pikëshi është një objektiv në këtë takim. Statistikat e përballjeve të fundit flasin për një balancë mes ekipeve. Duke marrë transfertat që kanë pasur kuqeblutë në Korçë janë në pozita të njëjta.

Kështu takimi i fazës së parë këtë sezon u mbyll me rrjetat e paprekura me shifrat 0-0. Në sezonin 2020-21, Vllaznia arriti një fitore 0-2 në Korçë në fazën e parë me golat e Dilaver dhe Da Silva.

Po ashtu sezonin e shkuar ishte një barazim 1-1, në fazën e tretë me një gol nga Dilaver. Skënderbeu ka arritur të fitojë përballë shkodranëve në shtëpi në edicionin 2019-20.

Bardhekuqtë triumfonin 2-1 ku vendoste një gol në fund i Pusit. Më parë për korçarët kishte shënuar Gripshi e ndërsa për kuqeblutë kishte barazuar përkohësisht Krymi. Pra statistikat e 4 ndeshjeve të fundit në Korçë tregojnë për një barazi totale, ku numërohen nga 1 fitore për secilën skuadër dhe 2 barazime. Do shihet të premten nëse kjo balancë do ruhet apo do prishet nga ana e ndonjërës skuadër.
Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments