Qeveria e Kosovës lejon rikthimin e tifozëve në stadiumet e vendit duke filluar që prej kësaj jave në datën 28 qershor.
Në një vendim të fundit të publikuar në mediat e Kosovës, bëhet me dije se “është shfuqizuar vendimi i mëparshëm, i cili nuk lejonte praninë e publikut në organizimet apo tubimet sportive”.
Pavarësisht, se në Kosovë situata e koronavirusit nuk paraqitet e mirë, zyrtarët e lartë të qeverisë janë treguar të gatshëm të tolerojnë praninë e personave në shkallët e stadiumeve.
Ne Shqiperi nderkohe nuk po diskutohet nje gje e tille ndonese eshte diskutuar shume per rikthimin e tyre ne derbin Partizani- Tirana megjithate deri me tani nuk ka asnje vendim.