Teuta pret sot në shtëpi Vllazninë, në kuadër të ndeshjes së kthimit të Kupës së Shqipërisë . Trajneri Edi Martini ka përgatitur maksimalisht skuadrën për këtë takim, por shqetëson mungesa e një futbollisti.
Bëhet fjalë për Arbër Çyrbjen, me mesfushorin që nuk ia del dot të jetë gati. Dëmtimi i pësuar ka rezultuar më i rëndë seç pritej, dukë kaluar kështu edhe parashikimet.
Gjithsesi, Teuta ka një kontigjent të pasur lojtarësh dhe gjetja e zëvëndësuesit për këtë 90 minutësh nuk është problem.
Ndeshja e parë mes të dy skuadrave ka përfunduar 2-2, me spektaklin që nuk ka munguar. Se si do përfundojë ”beteja”, mbetet të shihet./newsport/