Humbja 0-3 me Dinamon te shtunen qe shkoi i ka kushtur shume trajnerit te Veleçikut Besnik Duli.

Behet e ditur se mbremjen e sotme drejtuesit e klubit kane marre vendimin per shkarkimin e tij nderkohe qe kane emeruar si trajner A. Rustemin.

Vete Duli ne fakt e kishte paralajmeruar se mund te jepte edhe doreheqjen pas humbjes me dinamoviter. Por nga ana tjeter deklaronte se nje gje e tille nuk i rregullonte pune skuadres.

Megjithate drejfuesit e kane marre sonte vendimin per te mos e vazhduar me bashkepunimin me Dulin. Veleçiku ndodhet ne pozita aspak komode ne renditje dhe rrezikon seriozisht qendrimin ne kategorine e pare.