Ish-zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Sochit, Andrei Orlov, ka akuzuar trajnerin Robert Moreno se është i paaftë.
Sipas tij, Moreno përdorte ChatGPT në punën e tij dhe në çdo vendim për stërvitjen dhe blerjen e lojtarëve.
Moreno drejtoi ekipin rus nga dhjetori i vitit 2023 deri në shtator 2025. Ai u shkarkua për rezultate të dobëta.
Orlov e ka cilësuar Morenon si një trajner që nuk pranonte mendimet e të tjerëve. “Ai vendoste për blerjen e lojtarëve duke futur të dhënat në ChatGPT”.


