Ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Kosovë, tregojnë se futbolli në atë vend ka ende shumë për të bërë në vitet e ardhshme, sidomos për ekipet me organizim të dobët.

Vetëm pak ditë pasi një futbollist nënshkroi një kontratë profesionale me një klub të Kosovës, në një qendër lojrash fati, nga Kosova vjen bëma e rradhës.

Këtë herë portieri i Vllaznisë së Pozheranit, Arlind Gashi është prezantuar me fanellën me numër 11, një fanellë kjo që i përket sulmuesit të këtij ekipi. Ngjarja është bërë virale në rrjetet sociale, por për klubi e ka kaluar këtë ngjarje si të zakonshme. /vipsport/