Njeriu që hodhi themelet e fitores së parë të Vllaznisë në këtë kampionat, ka qenë kapiteni Ndriçim Shtubina. Ai ka shënuar golin e parë të ndeshjes, ende pa u mbyllur minuta e parë e saj. Pas tij edhe dy gola të tjerë, me anë të sulmuesve Soza e Paviçeviç duke kompletuar kësisoj fitoren 3-0 të kuqebluve. “Për mua nuk ishte e rëndësisshme që arrita të shënoj në këtë takim. Për ne e rëndësishme ishte që morëm tre pikët e para në këtë sezon. Unë këtë gol dhe këtë fitore do t’ia dedikoja kryebashkiakes Ademi, për t’i bërë një apel që të jetë më afër ekipit në të gjithë aspektet.
Normalisht që problematika është pagesa pasi jemi të gjithë kryefamiljarë. Pavarësisht kësaj, duhet thënë se asnjëherë nuk na kanë munguar pagesat nga ana e bashkisë. Kjo na ka bërë që të mos e ndalim punën dhe të jemi të qetë. Por kjo duhet që të jetë më afër në çdo aspekt. Pas kësaj fitoreje të parë, do të thoja se të tjera fitore do të marrim në vazhdimësi. Nuk është ky brum për të qenë Vllaznia në këtë situatë. Ne nuk do të rezikojmë dhe për këtë I garantoj që të gjithë. Tifozët dhe të gjithë duhet që të besojnë tek ne dhe te forca reale që kemi. Tani besojmë tek një tjetër rezultat pozitiv”.
© shkodrasport.com