Basketbollistët e Vllaznisë arrijnë një tjetër fitore në kampionat. Këtë herë ndaj Teutës së Durrësit me rezultatin 78 me 71. Ndeshja e luajtur pasditen e së shtunës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” është karakterizuar nga një dominim I vendasve. Në fakt, vetëm perioda e parë është mbyllur me fitoren e durrsakëve që duke përfituar nga një nisje jo e mirë e Vllaznisë, kanë arritur ta mbyllin atë në favorin e tyre me shifrat 23 me 21.

megjithatë kuqeblutë kanë përmirësuar çdo gjë në periodën e dytë e cila është fituar nga ana e tyre me rezultatin 23 me 15 dhe për pasojë, në pushimin e ndeshjes kanë shkuar me 6 pikë avantazh ndaj kundërshtarit. Në periodën e tretë epërsia ka ardhur duke u thelluar dhe është Vllaznia sërish që e fiton atë me rezultatin 20 me 14.Këtu u duk se ndeshja mori fund dhe kjo I ka dhënë mundësi trajnerit Gjeçaj të aktivizojë të gjithë basketbollistët e rinj dhe ndonëse Teuta e ka fituar periodën e katërt 20-14, kjo nuk ka sjellë ndonjë problem për vendasit që kanë fituar ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm 78-71. Pikashënuesi më I mirë I ndeshjes ka qenë Gjon Ndoja me 25 pikë, I cili ka treguar një formë shumë të mirë në këtë takim. Në këtë mënyrë, me tre fitore në tre ndeshjet e para të kampionatit, Vllaznia udhëheq e vetme renditjen megjithatë sfida kryesore dhe më e rëndësishme për të, do të jetë ajo që do të zhvillojë javën e ardhshme në kryeqytet me rivalin e saj kryesor, Tiranën.
© shkodrasport.com