HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PARENdryshime tek Dinamo, Artan Mërgjyshi merr një post të rëndësishëm

Ndryshime tek Dinamo, Artan Mërgjyshi merr një post të rëndësishëm

Pas një periudhe të gjatë agonie Dinamo po jep shenja jete. Në dy sezonet e fundit skuadra ka rivalizuar denjësitsht për të qënë në pjesën e sipërme të klasifikimit në Kategorinë e Parë. Këtë edicion Vllaznia ka rezultuar një kockë e fortë, duke parë që shkodranët pothuajse ruajtën grupin që kishin edhe në Superiore, duke udhëhequr grupin A me 11 pikë më shumë se Dinamo.

Megjithatë drejtuesit e bluve të kryeqytetit kanë nisur projektin për ringritjen e skuadrës në elitë, duke i besuar në fillim emrave të shtëpisë. Artan Mërgjyshi rikthehet në atë që e konsideron shtëpinë e tij, por tashmë në rolin e drejtorit teknik.

Ish trajneri i Laçit në startin e këtij sezoni do të jetë një ndihmë më shumë për trajnerin aktual Igli Allmuca, duke vendosur eksperiencën e tij në funksion të ringritjes së Dinamos.

Ky është një tjetër sinjal që drejtuesit e klubit po mendojnë seriozisht për rikthimin skuadrës legjendë në elitën e futbollit shqiptar. Afrimet e Arjan Shetës dhe Jetmir Sefës në verë janë shoqëruar edhe me lëvizjet në rolet drejtuese, ndërkohë që po ndiqet me kujdes edhe rritja e skuadrës e cila është e mbushur me të rinj të talentuar.

Pjesa e parë e këtij edicioni është një pikënisje për Dinamon, që rikthimin në elitë e ka marë seriozisht duke nisur me konsolidimin e skuadrës për të nisur edicionin e ardhshëm sulmin për rikthimin në Superiore, aty ku mungon që nga edicioni 2011-2012.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments