Ishte planifikuar qe te luhej te enjten ne oren 16.45, por orari i ndeshjes se kthimit çerekfinale te Kupes se Shqiperise ndaj Flamurtarit, ka ndryshuar.
Burime prane klubit shkodran bejne te ditur se orari i startit te kesaj ndeshje do te jete 13.45 ndersa nuk do te ndryshoje dita, pra te enjten.
Siç dihet, Vllaznia e ka fituar ndeshjen e pare ne Vlore me rezultatin 2-1 dhe kualifikimi eshte nje hap prane, megjithate jane per t’u luajtur edhe 90 minuta te tjera.
Fakti qe ne kampionat eshte larg kreut, do te thote se kuqeblute nuk duhet ta anashkalojne kurrsesi kupen me te cilen mundet qe te sigurojne shkuarjen ne Europe./SHKODRA-SPORT.COM/