Koronavirusi ka prekur edhe skuadrën e Flamurtarit në Kosovë, ku janë regjistruar dy raste pozitive së fundmi. Këtë e ka konfirmuar vetë presidenti i këtij klubi, i cili gjithashtu është pozitiv, së bashku me një sulmues të ekipit kuqezi.

Në një prononcim të dhënë për “Zëri.info”, presidenti Imer Ademi, është shprehur se ai ka rezultuar pozitiv së bashku me sulmuesin Gentrit Begolli dhe janë karantinuar menjëherë. “Gentrit Begolli ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Që katër ditë nuk ka qenë i pranishëm në stërvitje.

Ka pasur simptoma, dhimbje koke, është larguar nga stërvitjet, është testuar dhe ka dalë pozitiv. Po ndodhin edhe në familje kur dikush po rezulton pozitiv me COVID-19, por që pjesëtarët tjerë të familjes nuk po i testojnë pa pasur simptoma.

Unë për vete jam pozitiv, që dy javë jam në izolim. Dhe bashkëshortes nuk ia kanë bërë testin. Duhet me të ketë shenja apo simptoma për të bërë teste, nuk po bëjnë më për kontakt.”, u shpreh Ademi.