Komiteti Teknik i Ekspertëve te Ministrise se Shendetesise, kane bere qe te kete ndryshime edhe ne oraret e zhvillimit te ndeshjeve te Kategorise Superiore te futbollit shqiptar.

Keshtu, nga sa behet e ditur nga vete klubi shkodran, perballja e Vllaznise te shtunen ndaj Apolonise nuk do te luhet ne oren 17:00 siç ka qene planifikuar por ne oren 14:00.

Ne fakt edhe vete Vllaznia e kishte shprehur deshiren per te ndryshuar orarin sepse sipas metereologeve pritet qe ne fundjave temperaturat te jene shume te uleta dhe madje mund te kete edhe reshje bore.

Ne keto rrethana, perderisa ndeshjet luhen edhe pa tifoze, eshte e kote qe ata te luhen nen dritat e projektoreve. Megjithate, ne ndryshimin e ketij vendimi ka ndihmuar edhe Komiteti Teknik i Eksperteve te Ministrise se Shendetesise qe ka vendosur mbylljen e vendit ne oren 20.00 dhe kjo e ben te pamundur levizjen edhe te ekipeve.

Per kete arsye, ndeshja Vllaznia- Apolonia tani eshte zyrtarizuar qe do te luhet te shtunen ne oren 14:00 ne stadiumin “Loro Boriçi”./SHKODRA-SPORT.COM/