Ronaldo “Fenomeni” ka kritikuar strukturën e futbollit brazilian, të cilin e konsideron të vjetëruar në krahasim me atë europian. Në podkastin ‘Mano a mano’, ish-sulmuesi u ndal edhe tek Vinisius Zhunior.

“Për shumë vite talentet që dolën, dolën sepse janë të talentuar dhe shpesh bruto. Një rast shumë i qartë është ai i Vinisius Zhunior. Ai u shit te Real Madridi në moshën 18-vjeçare.

Ai u përmirësua shumë me programet stërvitore. Metodologjia profesionale dhe ndihma e profesionistëve të mëdhenj. Ai ndryshoi si brenda natës në dy vite. Sot ai është lojtari më vendimtar dhe përcaktues në futbollin botëror.

Ai nuk dinte të kontrollonte një top me këmbën e tij të majtë. Ata nuk e përgatitën siç duhet sepse nuk janë përmirësuar në aspektet teknike”, deklaroi Ronaldo.