Mbyllja e stadiumeve ishte një ndër kriteret më kryesorë të pandemisë, pasi grumbullimi i tepërt i njerëzve cilësohej si faktor direkt i përhapjes së Covid-19.

Si duket në Amerikë, e kanë hequr frikën nga virusi, teksa ditën e djeshme në ndeshjen hapëse të sezonit të bejzbollit, ishin të pranishëm në stadium 39 mijë veta nga 40 mijë që ka kapacitet arena “Globe Life Field“.

Ekipi i bejzbollit, Rejnxhers, lejoi tifozët e saj të merrnin pjesë në ndeshjen që zhvilluan ndaj Blu Xhaz, teksa ishte guvernatori i vendit, Greg Abot, i cili disa ditë më përpara kishte lëshuar një urdhër që lejonte bizneset të vepronin me kapacitet 100%.

Në Europë nuk është marrë akoma një nismë e tillë, teksa është folur se mund të jetë Anglia vendi i parë që do të lejojë hapjen e stadiumeve me një kapacitet deri në 10 mijë tifozë.