“Ibrahimoviç gati të lërë Milanin në qershor”, kështu e ka titulluar gazeta italiane “La Republica” lajmin për të ardhmen e sulmuesit të Milanit, Zllatan Ibrahimoviç .

Sipas tyre ky lajm po konfirmohet dhe nga mediat suedeze, të cilat po ashtu shkruajnë se 38 vjeçari nuk do të rinovojë kontratën me kuqezinjtë në qershor, duke qenë se ata që e risollën nuk kanë gjë në dorë më, me Zvonimir Boban të larguar tashmë dhe e njëjta gjë pritet dhe për Maldinin.

Nëse kjo do të ndodhë atëherë Ibra do t’i shtohet listës së lojtarëve të rikthyer te Milani si futbollistë apo si trajnerë dhe që nuk mundën dot të linin gjurmë përsëri,

si përshembull Kaka, Baloteli, Sedorf, Inzagi, Gatuzo, Broki, etj., dhe ndoshta listës do t’i bashkohet së shpejti dhe legjenda Paolo Maldini.