Të shumtë janë ekipet që po kërkojnë shërbimet e Armando Vajushit në Italia.

Siç raporton ‘tuttomercatoweb’, ditët e fundit ka qenë klubi i Karpit që ka qenë në bisedime me lojtarin, për ta pasur në gjirin e vet sezonin tjetër.

Gjithsesi, një lëvizje surprizë mund të quhet ajo e Breshias, e cila është futur fuqishëm në negociata, dhe tashmë shihet si një klub favorit për të marrë Vajushin.

Shkodrani ësht në pronësi të Pro Verccelit, por sezonin e fundit luajti si i huazuar tek Avelino.