Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLNë Izrael i gëzohen faktit se Shqipëria nuk u stërvit, Panuçi përsërit...

Në Izrael i gëzohen faktit se Shqipëria nuk u stërvit, Panuçi përsërit Skocinë

“Nëse luajmë si kundër Skocisë, Shqipërinë e mposhtim pa problem”,- këto ishin fjalët e trajnerit të Izraelit, Hercog në konferencën e tij të djeshme dhe në kampin izraelit janë shumë optimistë për triumf përballë djemve tanë kuqezi.

Mediat izraelite kanë shkruar se kalendari i ngjeshur i Shqipërisë dhe paraqitja e Izraelit kundër Skocisë do të ndikojnë në takimin e sotëm, të dy këto faktorë në favorin e izraelitëve.

Djemtë e Panuçit nuk kanë kryer stërvitje në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja, “Turner Stadium”, dhe kjo shihet si një pikë e dobët nga ana e izraelitëve. Kalendari i ngjeshur ka detyruar kombëtaren kuqezi të mos stërvitet dhe ky fakt ka gëzuar jo pak Izraelin./vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments