HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENë janar u fol për një kalim të mundshëm te Vllaznia, sulmuesi...

Në janar u fol për një kalim të mundshëm te Vllaznia, sulmuesi tund rrjetën në Rumani

Nje nga futbollistet me te cilet Vllaznia kontaktoi gjate merkatos se janarit, pikerisht Azdren Llulaku, ka gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen e fundit përgatitore që ka zhvilluar skuadra e Konkordias.

Në sfidën testuese përballë Progresul Spartak, sulmuesi shqiptar ka realizuar golin e barazimit në fund të fraksionit të parë. Progresul shënoi në minutën e nëntë me anë të Radu dhe ishte Llullaku që barazoi shifrat në të 44-tën.

Më tej, të dyja skuadrat shënuan edhe nga një herë në pjesën e dytë dhe ndeshja përfundoi barazim 2-2. Në pjesën e parë të sezonit në Ligën e Dytë rumune, Llullaku ka shënuar 4 gola në 14 ndeshje, nga të cilat të gjitha i ka nisur titullar.

Ardhja e ketij lojtari te Vllaznia nuk u realizua sepse ne fakt sic dhe u deklarua, kishte kosto te madhe financiare per kuqeblute te cilet hoqen dore prej tij.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments