Dy golat e sulmuesit shkodran Rigers Musaraj i kane dhene nje fitore me shume vlere ekipit te Beselidhjes ne transferten e veshtire ndaj Veleçikut te Koplikut dhe si rrjedhoje lezhjanet i afrohen edhe me shume realizimit te objektivit te tyre: Ngjitjes ne kategorine e pare.

Takimi ne mes ketyre dy skuadrave eshte luajtur pasditen e djeshme ne fushen sportive te vellezerve “Duli” ne Koplik dhe ne fakt Beselidhjes i kane mjaftuar vetem 45 minutat e para per te dominuar dhe per te siguruar fitoren.

Protagonisti kryesor i ketij suksesi ka qene sulmuesi Musaraj. Ai ka shenuar golin e pare ne minuten e 34-te, por ai qe i ka vene vulen fitores se miqve ka qene goli i shenuar ne minuten e 42-te qe i siguroi edhe fitoren 2-0 te Beselidhjes.

Ne pjesen e dyte, pavaresisht perpjekjeve te te dy ekipeve, nuk ka patur gola te tjere dhe si rrjedhoje i gjithe takimi eshte mbyllur me ate rezultat. Pas javes se 18-te te kampionatit, Beselidhja udheheq e vetme renditjen me 46 pike, nderkohe qe Valbona e vendit te dyte ka tre pike me pak, por edhe nje ndeshje me pak te luajtur.

Deri ne fund te kampionatit kane mbetur edhe 3 ndeshje per lezhjanet, nga te cilat Beselidhja 2 do t’i luaje ne Lezhe pikerisht ndaj Terbunit dhe Gramshit, nderkohe qe do te luaje vetem nje ne transferte, ate ndaj Adriatikut sepse te fundit ndaj Shenkollit nuk do ta luaje ngaqe ky i fundit siç dihet eshte perjashtuar nga kampionati.

Kjo do te thote se nese merr 9 piket e ketyre 3 sfidave, pavaresisht çdo rezultati qe do te arrije Valbona e vendit te dyte (qe ne fakt ka kalendar me te veshtire), serish ajo do ta mbaje vendin e pare sepse ka bilanc me poziv ne ndeshjet direkte me ekipin tropojan./www.shkodrasport.com/