Kerkesa publike e gazetes “Shkodra Sport” ne ceremonine e “Me te miret 2023” ne fund te dhjetorit te vitit te kaluar per ta bere Shkodren qytetin europian te sportit per vitin 2025, ka vene ne levizje Bashkine Shkoder dhe mbreme ka qene vete kryebashkiaku Benet Beci qe gjate aktivitetit te boksit “Fists of Fire” 2, ka dhene lajmin e gezueshem.

“Dua te ndaj me ju sonte nje lajm shume te mire: Ne vitin 2025 Shkodra do te jete Qyteti Europian i Sportit. Ky eshte nje premtim i mbajtur dhe ne do te punojme per ta kthyer serish Shkodren ne nje qender te madhe kampionësh”- eshte shprehur ai.

Ne fakt ky eshte nje lajm shume i mire sepse vitin e ardhshem kjo do ta bente Shkodren jo vetem kryeqendren e Veriut, por edhe kryeqendren e sportit dhe padiskutim qe kjo do t’i jepte nje hov edhe me te madh rritjes cilesore te tij.

Ne vitin 2023 ka qene Tirana me kete status, nderkohe qe per vitin 2024 eshte Vlora qe e ka marre ate, ndonese dihet qe qyteti bregdetar nuk e ka ate zhvillim sportiv qe ka Shkodra, por duket se drejtuesit aktuale te Bashkise se qytetit verior jane “zgjuar” duke bere qe tani gati kandidaturen per ta fituar kete status dhe me mbeshtetjen qe kane marre edhe nga institucionet e tjera, me siguri qe do ia dalin./www.shkodrasport.com/