HomeKRYESORENë listë edhe një shqiptar, ja lojtarët në pesë ligat kryesore që...

Në listë edhe një shqiptar, ja lojtarët në pesë ligat kryesore që pësuan rritje të vlerës në vitin 2019

Shumë lojtarëve te ligave kryesore, u është rritur vlera e kartonit gjatë vitit 2019. Duke u bazuar tek të dhënat e Transfermarkt.com, në vendin e parë qëndron Joao Felix i Atletiko Madrid.

Portugezi vlen tani 100milionë euro dhe krahasuar me fillimin e vitit ai ka një rritje në vlerë prej 88 milionësh(vlente 12 milionë). Në të dytin qëndron Sadio Mane i Liverpulit ku vler 75 milionë i është dyfishuar dhe tani kushton 150 milionë.

I treti është Alexander Arnold, i cili tani vlen 110 milionë dhe ka pësuar një rritje vlere prej 65 milionësh. Nuk mund të mungonte Lautaro Martinez, i cili kushtonte 25 milionë euro në fillim të vitit ndërsa tani shifra ka shkuar në 80 milionë.

I fundit sa i përket 5 lojtarëvë kryesorë është Sancho i Dortmundit, i cili vlen aktrualisht 120 milion ndërsa në fillim të vitit ai kushtonte jo më shumë se 70 milionë.

Në listën e gjatë është edhe Milot Rashica(renditet në vendin e 25-të), kartoni i të cilit në janar vlente 4.5 milionë euro. Aktualisht lojtari me origjinë shqiptare kushton plot 35 milionë euro. Werder Bremen ka deklaruar se nuk e shet lojtarin nëse dikush nuk derdhën në arkat e klubit një shifër të majme parash./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments