Sikur të mos mjaftonte incidenti mes Vajushit të Vllaznisë dhe Lalës së Dinamos që solli edhe kartonat e kuq për të dy këta futbollistë, në ndeshjen e sotme ka patur edhe incidente të tjera. Lojtari i Dinamos Bekim Kuli, në një moment ka reaguar keq ndaj mbrojtësit të Vllaznisë Petroviç, më pas ka ofenduar publikun shkodran. E ka vazhduar me një debat me Belishën në fushën e lojës dhe për “t’i vënë kapakun”, në fundin e ndeshjes, ndërsa i drejtohej dhomave të zhveshjes, ka ofenduar sërish tifozat shkodranë. Belisha që ishte pranë tij, ka ndërhyrë duke i thënë se nuk kishte punë me tifozat por kavajasi i Dinamos ka reaguar keq edhe ndaj tij dhe në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes, thuhet se nuk kanë munguar as grushtat. Në këtë rrëmujë janë përfshirë edhe futbollistë të tjerë të dy skuadrave por ndërhyrja e policisë dhe drejtuesve të dy ekipeve, i ka qetësuar gjakrat. Fotografi i www.shkodrasport.com, sjell foton ekskluzive të rrëmujës së krijuar në dhomat e zhveshjes.

shkodrasport.com

 

Pamje nga rrëmuja e krijuar pas ndeshjes Vllaznia- Dinamo në dhomat e zhveshjes dhe ndërhyrja e policisë.

Foto: Gjon GJEKA