Humbja e sotme ndaj Luftëtarit nuk do kalojë pa pasoja në kampin velipojak. Drejtuesit e klubit janë mbledhur në orët e vona të mbrëmjes dhe kanë analizuar paraqitjen e dobët të disa prej futbollistëve të tyre. Në këto kushte, ata kanë vendosur që të përjashtojnë portierin Olti Bishani për mosimpenjimin e duhur në këtë ndeshje shumë të rëndësishme. Njëkohësisht, drejtuesit e klubit kanë paralajmëruar se do ketë masa ndëshkimore financiare edhe për disa futbollistë të tjerë të këtij ekipi. Në këtë mënyrë, qetësia tek skuadra e Adës është prishur pas humbjes së kësaj ndeshje. Drejtuesit e saj e kishin konsideruar shumë të rëndësishme atë për objektivat e ardhshme të kësaj skuadre por në fakt, paraqitja në fushë ka lënë shumë për të dëshiruar. Ka dyshim për mosimpenjim të disa lojtarëve në fushë dhe prandaj është dhënë masa e parë me përjashtimin e portierit Bishani. Vendimi është bërë i ditur nga presidenti i kësaj skuadre Alfred Pjetri që për www.shkodrasport.com, do shprehej: “Përjashtimi i Bishanit për mosimpejim është vetëm masa e parë ndëshkimore pasi në ditët në vazhdim do ketë edhe të tjera masa ndëshkimore për futbollistët e tjerë”.

shkodrasport.com