Ditën e nesërme ekipi i Bylisit do të zhvilloj ndeshjen e dytë në Superligë ndaj ekipit të Vllaznisë së Shkodrës. Ekipi ballshiot kërkon fitoren e parë në këtë ndeshje, ndërsa shkodranët duan tre pikshin e rradhës, pas fitores në javën e parë ndaj Laçit.

Klubi i Bylis ka njoftuar tifozët e vet se për ndeshjen e nesërme hyrja në stadium do të jetë falas. Kjo është një nismë e mirë e ekipit ballshiot për të afruar sa më shumë tifozë në stadium.

“Hyrja falas në ballore!

MOS MUNGONI, #MeBylisin#Bylisin

Nesër, ora 16:00

BYLIS-Vllaznia

Ta nisim mbarë dhe të marrim 3 pikët që janë detyrë shtëpie për të gjithë ne!”, ka qenë postimi i Bylis.