Rusia vijon për të shtatën ditë radhazi luftën në Ukrainë. Shumica e vendeve evropiane kanë vendosur sanksione kundër Rusisë, ndërsa edhe futbolli nuk mbetet pas. Pas përjashtimit nga FIFA dhe UEFA të skuadrave ruse, tanimë në Premier League po heqin sponsorët nga Rusia.

Everton ka njoftuar se është në mbështetje të lojtarit të tyre Mykolenko, teksa kanë hequr dorë nga sponsorët rusë.

“Të gjithë te Everton janë të tronditur dhe të pikëlluar nga ngjarjet e frikshme në Ukrainë. Kjo situatë tragjike duhet të marrë fund sa më shpejt të jetë e mundur dhe të shmanget çdo humbje e mëtejshme jete.

Lojtarët, stafi, trajnerët dhe të gjithë ata që punojnë në Everton, po ofrojmë mbështetje të plotë për lojtarin tonë Vitalii Mykolenko dhe familjen e tij dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë.

Klubi konfirmon se ka pezulluar të gjitha marrëveshjet e sponsorizimit komercial me kompanitë ruse USM, Megafon dhe Yota me efekt të menjëhershëm”, thuhet në njoftimin e Everton. Veç tyre, edhe klube të tjera kanë marrë të njëjtën masë./newsport/