Vera e vitit 2019 do të mbahet mend gjatë gjithë jetës nga Elseid Hysaj. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare disa ditë më parë “dogji shaminë e beqarit” në një cermoni madhështorë të organizuar në kalanë e Rozafës, në vendlindjen e tij.

Ai kurorëzoi dashurinë e tij me Fiorenza Lekstakaj, me të cilën ka dhe një djalë. Shkodrani pas martese duket se ka zgjedhur një look të ri ku ai shfaqet si biond.

Kjo verë pritet të sjellë dhe një ndryshim tjetër për të pasi mbrojtësi i djathtë mendohet se do të largohet nga Napoli për të provuar një eksperiencë të re./newsport/