Vllaznia vendosi të paguajë gjobën e vendosur nga Komisioni Apelit pranë Federatës së Futbollit. Në vazhdë të këtij zhvillimi, administratoti Suad Lici ka folur për rëndësinë e lojtarit të 12-të në shkallët e “Loro Boriçit”. Lici tregon se kjo sforco financiare ka qënë tej mundësive të klubit, por në fund loja është për tifozët.

Në emër te klubit, ai bën thirrje për mbështetje masive gjatë sezonit duke nisur që nga ndeshja e radhës, ajo ndaj Skënderbeut në fundjavë. Më tej ai shprehet

“Kërkoj nga dashamirësit e Vllaznisë që të mbështesin të qetë ekipin, duke qëndruar larg shisheve të ujit, ofendimeve apo parregullsive. Kam besim se me mbështetjen e tyre ne do të bëjmë një sezon të mirë. “

Vllaznia gjendet ne pozita jokomode këtë sezon, duke gjetur vetëm 1 herë rrugën e rrjetes./newsport/