Të shtunën në stadiumin “Loro Boriçi” do të luhet ndeshja numër 155 në mes Vllaznisë dhe Partizanit në historinë e kampionateve shqiptare të futbollit.

Duhet thënë se të kuqtë kanë një ecuri më të mirë në historinë 73 vjeçare të ballafaqimeve në mes tyre. Ata kanë fituar plot 69 ndeshje (shumicën më të madhe të tyre në vitet ’50-‘7
0 kur Partizani ka dominuar në futbollin tonë).

Nga ana tjetër, Vllaznia ka fituar deri tani 45 ndeshje ndërsa në barazim janë mbyllur 40 takime. Golaverazhi flet në favor të Partizanit që ka shënuar 207 ndërkohë që Vllaznia ka shënuar 149.

Bilanci Vllaznia- Partizani
Ndeshje në total: 154
Fitore Vllaznia: 45
Barazime: 40
Fiton Partizani: 69
Golaverazhi: 149-207

fitorja e fundit e Vllaznisë: 8 mars 2015 1-0
Barazimi i fundit: 14 mars 2018 0-0
Fitorja e fundit e Partizanit: 13 maj 2018 2-0
© shkodrasport.com