Vllaznia e femrave do te mesoje neser emrin e kundershtarit me te cilin do te ndeshet ne fazen play-off te “UEFA Women’s Champions League”. Kjo pasi pikerisht ne kete dite ne Nion te Zvicres do te hidhet shorti i ketij turi te ketij kompeticioni te rendesishem europian.

Pikerisht per kete arsye, diten e sotme ka udhetuar drejt Zvicres edhe perfaqesuesi i Vllaznise, Oliver Matija i cili do te ndjeke nga afer ceremonine e hedhjes se shortit dhe pas tij, do te zhvilloje dhe bisedimet e para me perfaqesuesin e ekipit kundershtar per detajet e dy perballjeve ne mes tyre.

UEFA nderkohe tashme ka bere gjithçka gati sa i takon shortit dhe 14 skuadrat e ketij turi te dyte jane ndare ne dy vazo, ku shkodranet fale koeficentit shume te mire qe kane aktualisht ne renditjen e saj, jane ne vazon e pare, ate te ekipeve pretendente.

Sipas skemes paraprake, Vllaznia do të ketë si kundërshtare njërën mes skuadrave të meposhtem si SFK 2000 Sarajevo, Vorskla-Kharkiv-2, HB Koge, Valur, Bran, Rejnxhërs dhe KuPS Kuopio. Kuptohet qe edhe keto jane shume te forta, megjithate kampionet e Shqiperise nuk do heqin dore nga pretendimet e tyre.

Vajzat kuqeblu jane per here te trete ne mes 32 skuadrave me te mira te Europes dhe sivjet pse jo do te synojne per me shume, kalimin ne 16-shen e me te mirave, ose thene ndryshe, ne fazen e grupeve te Liges se Kampioneve. Gjithçka do vendoset nga shorti i neserme. Deshira e shkodraneve duket se eshte njeperballje me ekipin e Sarajevos, ngaqe jane ndeshur edhe me perpara me te, por edhe per shkak te afersise gjeografike, por do jene goglat ato qe do vendosin kete gje./SHKODRA-SPORT.COM/