Gazetarët sportivë të Shkodrës kujtohen sërish për nderimin e figurave të njohura të sportit shkodranë dhe atij shqiptar. Pasi kanë marrë pjesë pak ditë më parë në kupën e përvitshme që mban emrin e Panajot Panos, ekipi i gazetarëve të Shkodrës, në bashkëpunim me atë të TVSH-së, ka marrë përsipër të organizojnë kupën në emrin e të mirënjohurit Medin Zhega. Pikërisht për t’i sjellë ndoshta nostalgji për të sjellë ndonjë reagim të shëndetit të tij në mënyrë që edhe ai të përmirësohet. Kupa do të jetë një ndeshje në kompleksin sportiv “Memçaj” në orën 11.00 në mes këtyre dy ekipeve, gazetarëve të Shkodrës dhe atyre të TVSH-së.Janë ftuar për të marrë pjesë miq të mjeshtrit Zhega, kolegë të tij, drejtues të klubit Vllaznia etj.

Do të asistojë në këtë aktivitet edhe djali i profesor Dinit- Beneti që do t’i dhurojë edhe kupën ekipit fitues. Më shumë sesa fituesi i kupës, e rëndësishme është që zhvillohet ky aktivitet me qëllimin e mirë të dhënies së shpresës për jetën e këtij kollosi të madh të futbollit shkodran dhe atij shqiptar.Gazetarët po e bëjnë punën e tyre, ashtu si gjithmonë. Jo vetëm duke shkruar e duke folur. Bashkë me këtë mision fisnik, edhe atë të nderimit të figurave, nganjëherë edhe kur janë ende gjallë sepse kështu u japin më shumë jetë atyre. Njëri nga ata shpresojmë të jetë edhe Medin Zhega.

www.shkodrasport.com