Një nga emrat më të mëdhenj të futbollit shqiptar është Sabah Bizi. Kontributi i shkodranit në fushën e lojës ka qënë i madh, duke zhvilluar kështu një veprimtari për t’u mbajtur mend.
Para Bashkisë Shkodër, nesër në orën 17.00, ai nderohet me titullin ”Nderi i Kombit”. Prezent do jenë shumë figura, ku një ndër to është edhe Presidenti Ilir Meta.
Ka qene pikerisht numri 1 i shtetit shqiptar ai qe ne kuadrin e dekorimeve per figurat e shumta te sportit shqiptar, nuk mund te linte jashte kesaj procedure edhe nje emer te tille si Sabah Bizi.
Vitet kanë kaluar, por ata që e njohin mirë futbollin vështirë se mund të kenë harruar atë që Bizi ka dhënë në fushën e lojës. Për një legjendë të tillë të futbollit, ky çmim është thjeshtë i radhës./newsport/