Po flitet prej kohesh per çeshtjen e shnderrimit te klubeve shteterore ne private dhe ketu nuk behet fjale vetem per Vllaznine e Superliges, por edhe per Veleçikun, Terbunin e shume ekipe te tjera te kategorise se pare dhe te dyte.

Deri me tani, procesi i shnderrimit te tyre ka qene i gjate dhe mund te kalonte deri ne dy vite, por duket se tashme gjerat kane ndryshuar. Ka qene ish- avokati i KF Vllaznia Apollon Haxhi qe e ka “zbuluar” nje gje te tille duke bere publik per “Shkodra Sport” detaje te projektligjit te derguar per miratim ne Parlament qe me 3 mars te ketij viti.

“Me perpara procesi ka qene i gjate dhe ka kaluar edhe permes Ministrise se Ekonomise. Ndersa tani, me miratimin e ketij ligji, procesi per ekipet qe jane ne varesi te Bashkive, do te kryhet permes ketyre te fundit dhe maksimumi i kohezgjatjes se ketij procesi eshte 3 muaj.

Edhe Vllaznia mund te perfitoje nga kjo gje sepse tashme nese ekziston vullneti, ky proces mund te permbyllet dhe klubi te kaloje ne doren e privatit.

Sipas projekt-ligjit te hartuar, percaktohet qarte se Bashkite duhet te nxjerrin ne shitje mbi 51 per qind te aksioneve dhe po ashtu, ka edhe disa kritere te tjera te cilat favorizojne per privatizimin njerezit qe kane qene me pare donatore ne klube.

Po ashtu, tashme ne proces ndryshe nga me perpara, do te dalin edhe asete te ndryshme qe mund te kene klubet dhe kjo natyrisht qe favorizon edhe me shume biznesmenet per te hyre ne kete fushe. Ligji mund te miratohet nga shtatori dhe nese ne Bashkine Shkoder kane deshire t’i japin zgjidhje problemit te Vllaznise, duhet te nise qe tani vleresimi i aseteve dhe vleres se klubit, e po ashtu edhe vleren e aksioneve qe duan te nxjerrin ne shitje ne menyre qe te mos humbin kohe per nisjen e ketij procesi me pas”.- ka thene Haxhi.
www.shkodrasport.com