Paris Sanit Germian ka arkëtuar tre pikë nga përballja me Liverpoolin në Ligën e Kampionëve.

Kampionët e Francës kanë arritur të mposhtin 2:1 gjigantin anglez në ‘Parkun e Princave’.

Njërin nga golat për PSG-në e ka shënuar Neymar, i cili pas ndeshjes ka festuar duke kërcyer në zhveshtore.

Në një video të publikuar në media, Neymar shihet duke kërcyer me Dani Alves.

Ky kërcim i sinkronizuar ka marrë vëmendjen e gjithë mediave.