E çuditshme, por e vërtetë sesi futbolli është kthyer në biznes dhe sesi funksionon tashmë bota e lojës më të bukur në rruzullin tokësor.

Në një kohë ku dy prej lojtarëve më të mirë në botën siç janë Lionel Messi edhe Cristiano Ronaldo arrijnë të marrin 1 milion euro në muaj, pa përmendur sponsorët, Faiq Bolkiah është vetëm 20 vjeç edhe ka në llogarinë e tij bankare rreth 20 miliardë dollarë.

20-vjeçari luan me ekipin e moshave të Leicester , por është nipi i Sulltanit të Bruneit, i cili është një shtet Aziatik.

Bolkiah po përpiqet të bëhet një futbollist profesionist dhe ka nënshkruar kontratë më Leicester në vitin 2016. Para se të nënshkruante me ekipin e “dhelprave”, lojtari ishte në tratativa me Southampton dhe Arsenal, ndërsa ka kaluar një vit edhe te skuadra e Chelseas.