Chelsea janë duke planifikuar një transferim të madh nga Real Madrid. E ardhmja e mesfushorit Isco duket larg Real Madridit, me lojtarin që po kërkohet nga Chelsea.

‘DailyExpress’ raporton se Chelsea janë të interesuar për yllin spanjoll të Real Madrid, të cilin planifikojnë të transferojnë në afatin kalimtar të janarit.

Isco nuk e ka nisur mirë këtë sezon, duke mos qenë zgjedhja e parë për të dy trajnerët e Realit këtë sezon, Julen Lopetegui (i shkarkuar) dhe Santiago Solarit.

Kjo situatë do të shtyjë Iscon ta rimendojë mirë të ardhmen e tij, dhe të vendos për një transferim në ‘Stamford Bridge.

Isco 26 vjeçar, është pjesë e Real Madrid që nga viti 2013, dhe në 166 paraqitje ka shënuar 33 gola.