PSG ka dalë fitimtar në sfidën e fundit të Champions League kundër Galatasaray dhe është konfirmuar në krye të grupit, para Real Madrid-it. Një 5-0 e pastër kundër turqve e arritur falë yjeve të ekipit, mes të cilëve ka qenë edhe Neymar.

Ka qenë pikërisht braziliani protagonisti i madh i ndeshjes, me një gol dhe një gjest të bukur kundrejt Cavani-t, të cili i ka dhënë topin për penalltinë që ka sjellë golin e pestë.

Megjithatë, Neymar ka rënë në sy edhe për shkak të një festimi të veçantë. O’Ney, në fakt, ka vënë gishtin par a fytyrës duke bërë gjestin e heshtjes. Një festim që ai e ka shpjeguar me këto fjalë të thëna për Esporte Interativo:

“Të gjithë duan të thonë diçka për mua. Gjithmonë. Kjo është arsyeja e këtij festimi. Kam folur për këtë edhe me shokët e mi. Ideja është që të harroj gjithçka tjetër, të flas më pak dhe të luaj më shumë”.