Ne 28 vjet histori perballjesh mes tyre 1995-2023 kane luajtur 6 ndeshje, ku 5 i ka fituar bindshem Shqiperia dhe qe te pesta kane qene ndeshje zyrtare te vlefshme per eliminatoret e kampionateve europiane dhe nje takim miqesor zhvilluar ne Tirane ne 2012 eshte mbyllur ne barazim pa gola 0-0.

Shqiperia ka qene e mbetet nje lloj “mace e zeze” per Moldavine sepse e ka mundur ate paster e lehtesisht si ne Tirane, ne Elbasan e po ashtu edhe ne Chishinau, madje kuqezinjte kane edhe nje golaverazh bindes ndaj moldaveve 14-2.

Ja perplasjet koke me koke Shqiperi – Moldavi:

29 mars 1995 – Tirane – Shqiperi – Moldavi 3-0

7 qershor 1995 -Chishinau – Moldavi – Shqiperi 2-3

15 gusht 2012 -Tirane – Shqiperi – Moldavi 0-0 [M]

11 qershor 2019 – Elbasan – Shqiperi – Moldavi 2-0

14 tetor 2019 – Chishinau – Moldavi – Shqiperi 0-4

17 qershor 2023 – Tirane – Shqiperi – Moldavi 2-0

17 Nentor 2023 – Chishinau -Moldavi – Shqiperi …….

Ndeshja e neserme ka vlere te veçante per te dyja ekipet sepse Shqiperise i mjafton qofte edhe nje barazim per te qene zyrtarisht ne finalet e “Euro 2024” ne Gjermani, ndersa Moldavise i duhet patjeter fitorja per te mbajtur ende gjalle shpresen per kualifikim te pakten matematikisht sepse ndeshjen e fundit nuk e ka aspak te lehte teksa do te luaje ne Çeki.

Ne ndeshjet e 1995 Shqiperi – Moldavi kam qene vete prezent e fizikisht si ne Tirane po ashtu edhe ne Chishinau ne pozicionin e gazetarit ndersa perballjet e tjera i kam ndjekur ne TV.

Trajneri i sotem i Moldavise Cleshenko aso kohe ka qene lojtar i Kombetares se tij dhe ka luajtur kunder Shqiperise.E them me plot bindje se kjo e sotmja eshte Moldavia me e mire e te gjitha koherave qe nga viti qe Moldavia nisi te perfaqesohet zyrtarisht nen emrin e vet pas shkeputjes nga ish- Bashkimi Sovjetik pasi ka nje trajner te mire, ka nje grup lojtaresh cilesore si dhe sivjet ka arritur rezultate vertet te mira e kurajoze si fitorja e barazimi me Polonine, me Ishujt Faroe apo edhe barazimi ne fushe te vet me Çekine.

Parashikimi im per ndeshjen e neserme te 17 nentorit 2023 ne Chishinau them e gjykoj se ne te gjitha aspektet si per nga rezultatet e deritanishme, loja e treguar, ana morale e psikollogjike dhe niveli krahasues individual i lojtareve, por edhe stoli etj ndeshjen e fiton Shqiperia. Mund te siglohet edhe nje barazim i mundshem ndersa fitoren e Moldavise e pranoj ne nje perqindje shume te ulet e gati-gati te pa perfilleshme.