Kombëtarja shqiptare është rikthyer në atdhe pas transfertës së djeshme 1-1 me Islandën në Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë kanë mbërritur sot rreth orës 17:00 në aeroportin “Nënë Tereza”, duke iu drejtuar Durrësit, aty ku qëndrojnë në grumbullim.

Pas 5 orësh udhëtim, kuqezinjtë me charter kanë prekur sërish tokën shqiptare, ndërsa pasditen e sotme në 19:00 është programuar seanca e radhës stërvitore.

Kombëtarja luan të premte në 20:45 në “Air Albania” kundër Izraelit, sfidë e vlefshme për Ligën B në grupin 2 të Nations League.