Dita e parë e garave të kampionatit kombëtar të atletikës për të rritur, zhvilluar pasditen e djeshme në stadiumin “Loro Boriçi”, ka dhuruar përveç rekordit të Izmir Smajlajt, edhe disa rezultate të tjera të mira. Kështu, atleti i Vllaznisë Franko Burraj në garën e 400 m ka zënë vendin e parë me kohën 46″63 duke qenë vetëm 5 të qindtat larg rekordit të mëparshëm me 46″58 të vendosur prej tij në Lojërat Mesdhetare vitin e kaluar në Tarragona të Spanjës.
Përveç Burrajt që u shpall kampion në këtë disiplinë, edhe disa sportistë të tjerë të Vllaznisë kanë spikatur me paraqitjet e tyre në garat e ditës së parë të kampionatit.
Kështu, në garën e 100 metave kampion ka dalë Edison Qardaku me kohën 11″04 ndërsa në vend të dytë dhe të tretë janë renditur dy atletët e tjerë të Vllaznisë Daniel Guri me kohën 11″15 dhe Lulzim Çengeli me 11″28
Në garën e 3000 metrave, kampion është shpallur atleti tjetër i Vllaznisë Bledar Mesi me kohën 9’20″000. Në kërcim së gjati kampion është shpallur Izmir Smajlaj që përfaqëson Tiranën me 8.11 m ndërsa në vend të dytë dhe të tretë janë renditur atletët e Vllaznisë Muhamet Çengeli me 7.40 m dhe Gledis Halluni me 7.20 m.
Po ashtu, edhe në stafetën 4x 100 m Vllaznia ka zënë vendin e pare me kohën 42”40 duke patur në përbërje sportistët Gjuljan Guri, Lulzim Çengeli, Daniel Guri dhe Franko Burraj.
Në kërcim se larti ndërkohë Glenis Haxhia është renditur në vendin e dyte me 1.80 m.
Me këto rezultate të ditës së parë, por edhe ato të ditës së dytë që pritet të jenë sërish të suksesshme, Vllaznia është shumë pranë fitimit të titullit të 11-të kampion rradhazi.
Por ndërkohë në garat e ditës së parë, përveç meshkujve edhe në garat e femrave ka patur disa rezultate shumë të mira të dy atleteve të Vllaznisë. Në kërcim se gjati Erisa Rrasa ka zënë vendin e pare me 5.74 m duke u shpallur kampione kombëtare. Edhe në kërcim se larti ka spikatur një tjetër sportiste e Vllaznisë- Esra Dibra e cila ka zënë vendin e parë me 1.45 m dhe është shpallur kampione kombëtare ndërsa Sara Malaj ka zënë vendin e dytë me 1.40 m.
© shkodrasport.com