Vendime të drejta ato që morën gjyqtari Klajdi Kola dhe ndihmësit e tij në ndeshjen e djeshme Vllaznia-Laçi.

Që në minutën e gjashtë tregohet i saktë për të akorduar 11-metërsh për shkodranët dhe karton të kuq për Sefgjinin.

Lojtari i Laçit e prek topin dukshëm me dorë dhe i ndryshon drejtimin.

Ai ishte gol i sigurt dhe Sefgjini e meritoi kartonin e kuq. Minuta në të cilën ndodhi rasti nuk ndikon aspak për të toleruar.

Dhe kjo mjafton të shihet në momentin kur Kola me të drejtë “fal” Shtubinën në minutën e parë, i cili ndërhyn ashpër nga mbrapa ndaj Çinarit.

Por i tregon orën duke thënë se ishte shumë shpejt për t’i dhënë të verdhë. Në minutën e 20-të, Vucaj dhe Çinari kapen në pozicion jashtë loje dhe vendimi i anësorit është i drejtë.

Në të 30- ën, Malota ndërhyn ashpër ndaj Uzunit dhe ky i fundit kërkon të verdhë për mbrojtësin.

Por gjyqtari i thotë se ishte duke shkuar në anësore dhe jo drejt zonës.

Rasti tjetër i diskutueshëm është në minutën e 66-të, kur Shtubina pretendon penallti pas ndërhyrjes së Sherrit.

Por aksioni u ndërpre për pozicion jashtë loje dhe gjithashtu vendimi këtu është i drejtë. Diskutimi nëse ka prekje me portierin apo jo nuk vlen, pasi loja u ndërpre përpara se të ndodhte kontakti./panorama-sport/