Shqipëria nuk i nisi në mënyrën më të mirë kualifikueset EURO 2020. Humbja ndaj Turqisë dhe Islandës kanë ndërlikuar jo pak pozitat e ekipit Kombëtarë për të siguruar një biletë për Euro 2020. Në një intervistë për “TRT Spor”, ka folur dhe presideni i Federatës, Armand Duka, duke komentuar ecurinë e skuadrës, trajnerin e ri si dhe objektivin e skuadrës.

Grupi dhe rezultatet e Shqipërisë?

“Grupi ynë është shumë i vështirë dhe ka ekipe të forta si Franca, Turqia dhe Islandë. Ekipi Kombëtar i Shqipërisë do të luftojë për t’u kualifikuar, por ne luajtëm ndeshjen tonë të parë kundër Turqisë dhe humbëm, gjërat tani bëhen edhe të vështira. Por ne nuk kemi humbur shpresën, do të luftojmë deri në fund. Megjithëse është e vështirë, shpresoj të kualifikohemi, por nuk është e lehtë. Dëshira jonë është që edhe ekipet e tjera të humbasin pikë”

Trajneri i ri?

U largua një i ri dhe kemi marrë një trajner me eksperiencë, një ekspert. Donim të krijonim një atmosferë ndryshe përreth skuadrës. Skuadra deri para ndeshjes me Turqinë kishte humbur besimin, entusiasmin. Shpresojmë që me Rejan si një ekspert, që ka shumë eksperiencë, të kthehet entusiasmi dhe grupi të rigjejë besimin te forca e vet”.

Çfarë mendoni për ndryshimin e ekipit kombëtar turk dhe trajnerit?

“Turqia ka një skuadër të fortë dhe një Federatë shumë të organizuar. Kemi marrëdhënie shumë të mira me ta, por nuk jemi aspak të kënaqur nga rezultati ndeshjes së parë që luajtëm me ta në Shqipëri. Tani presim ndeshjen e kthimit në Stamboll, dhe duke parë ndeshjen që ka bërë Turqia ndaj Francës ku jo vetëm ka fituar me rezultat por ka dominuar edhe në lojë, që do të thotë se është një skuadër që ka potenciale të mëdha duke arritur të sigurojë dhe vendin e parë në grup. Në momentin e hedhjes së shortit të gjithë thonim se Franca nuk diskutohet si skuadra e parë në grup, por tani duke parë lojën dhe ndeshjet që ka bërë Turqia mund të themi se edhe ata mund të arrijnë në vend të parë”.

Me ardhjen e Senol Gunes, çfarë lloj ndryshimi ka bërë në ekipin kombëtar?

Senol Gunes është shumë i suksesshëm si në kampionat dhe në ekipin Kombëtar, ka bërë ndryshime në skuadër i ka dhënë besim të rinjve. Skuadra në rritje dhe rikthyer optimizmin./newsport/