Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e futbollit në Serbi. Ish-sulmuesi Miljan Mrdakoviç është gjendur i vdekur në banesën e tij .

Sipas mediave vendase Mrdakoviç dyshohet se ka vendosur t’i jape fund jetes vete pas nje krize te rende qe ka kaluar.

Raportohet se është gjetur një armë në apartament ku ai jetonte me qira në qendër të Beogradit, së bashku me parteneren e tij, teksa kjo e fundit ka lajmëruar policinë.

Ish-futbollisti serb i dha fund jetës në moshën 38-vjeçare, teksa ka një CV tepër të pasur për sa i përket karrierës futbollistike, ku është aktivizuar me Anderleht, Gent, Makabi Tel Aviv, etj.