ukësi u mposht nga Dinamo me rezultatin 2-1. Një gol në minutën e 101-të, i hoqi nga dora pikën skuadrës verilindore, në duelin ku nuk munguan kontestimet. Menjëherë pas ndeshjes, trajneri i kuksianëve, Stavri Nica, ka reklamuar golin e dytë të shënuar nga Dinamo. Sipas teknikut goli ishte i parregullt.

“Ne bëmë punën tonë javore, me aq sa mund të bësh për një javë. Shije të keqe më la episodi i fundit, arbitri dha një korne të paqenë, edhe goli ishte faull, kërceu me dy duar sipër. Më duket e qëllimshëm. Djemtë dhanë maksimumin, dalim të zhgënjyer nga kjo zallamahi që kanë marrë përsipër të krijojnë arbitrat. Specialistët ta shikojnë me kujdes, duhet të reklamohet ndeshje.

Nuk duhet të ulemi deri në këtë gradë. Futbolli duhet të jetë maksimalisht i pastër dhe të ketë besueshmëri. Na ndjekin e tifozët, të gjithë e kuptojnë futbollin tani. Asnjë s’ka të drejtën e Zotit të injorojë futbollin. Duhet të jemi më objektivë, t’i shikojmë kush gabon dhe të merren masa.

Gjithë problemi i djemve është të ekuilibrohen dhe të njohin mirë fazat e lojës. Pjesën e parë u tulatën sepse u futën me psikologjinë e inferioret. Akoma skuadra ka probleme besueshmeri dhe mekanizimit taktik. Është problem që do kohën e vetë. Duhet të kishin bërë golin tjetër, i patën mundësi shumë pastë. Kontrolli me nisje të shpejta ishte shumë i saktë. Nuk ka punë që nuk bëhet. Mungon besueshmëria, lojtarët dyshojnë shumë”, deklaroi Nica për mikrofonin e “MCN”.