Ekipi i Kastriotit ka marrë një tjetër fitore delikate në ndeshjen e sotme, teksa ka mundur Dinamon me rezultatin 1-0.
Këtë takim e zgjidhi Taulant Marku në minutën e 43, duke i dhënë 3 pikë të tjera ekipit të Kastriotit.
Në një deklaratë për mediat, trajneri i Kastriotit, Samuel Nikaj është shprehur se takimi ndaj Dinamos ishte një ndër më të vështirat në kampionat, por u zgjidh nga një aftësi individuale e Markut.
“Ndeshja ndaj Dinamos ishte një ndër më të vështirat. Kundërshtari ishte i organizuar shumë mirë, teksa e drejtojnë dy trajnerë që kanë qenë edhe futbollistë shumë të mirë.
Gjithashtu edhe në fazën e parë kemi pasur vështirësi me këtë ekip, pasi Dinamo të jep pak hapësira të shprehesh në fushën e lojës.
Ndeshjen e zgjidhi një veprim individual i Markut, megjithëse kemi luftuar shumë në të gjitha duelet në fushën e lojës.
Vatnikaj
“Vatnikaj ka pasur probleme në fazën e parë me Bylisin dhe nuk ka kondicionin fizik të duhur. Megjithatë është një vlerë e shtuar për ekipin tonë dhe do të bëjë shumë mirë në vazhdim”.
Takimi i radhës
“Ndeshja ndaj Besëlidhjes do të jetë shumë e vështirë, pasi ky ekip ka shumë traditë në Kategorinë e Parë. Megjithatë për momentin do t’i gëzohemi kësaj fitore, më pas do të përgatitemi për ndeshjen e radhës”, është shprehur Nikaj. /vipsport/