Vllaznia ka plot gjashtë vite që nuk fiton në Durrës. Mund të duket e çuditshme, por për llogari të kampionatit, për herë të fundit shkodranët ia kanë dalë të marrin tri pikë në stadiumin “Niko Dovana” më 31 gusht 2014.

Në atë kohë kuqeblutë drejtoheshin nga trajneri italian Baldo Raineri dhe ndeshjen e vendoste një gol i Arsid Krujës në pjesën e parë.

Mesfushori me tipare sulmuese është i vetmi lojtar që ka mbetur në skuadër që nga viti 2014, madje në ndeshjen e djeshme, u bë protagonist në minutën e 6-të, teksa Frashëri i mohoi golin.

Tashme duhet pritur ndeshjen e fazes se trete qe do te luhet serish ne Durres, per te provuar edhe njehere fatin e tyre.

Vllaznia e ketij sezoni e ka nisur mbare kampionatin dhe deri me tani ka arritur te marre pike edhe ne ndeshjet ne transferte teksa ka fituar ne Korçe dhe barazoi ne Durres.