Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLNis aventura në Turqi, Jurgen Bardhi prezantohet në klubin e ri

Nis aventura në Turqi, Jurgen Bardhi prezantohet në klubin e ri

Ndeshja ndaj Bazel ka qenë e fundit e Jurgen Bardhit si futbollist i Partizanit. Mesfushori ka udhëtuar sot drejt Turqisë, ku ka firmosur me klubin e tij të ri.

Që nga dita e sotme, ai është pjesë e skuadrës së Tuzlaspor, në kategorinë e dytë turke.

Ekipi në fjalë ka fituar duelin me Boluspor, i cili insistoi deri në fund për firmën me futbollistin i cili mbrëmë ishte në fushë në duelin e kthimit kundër Bazelit.

Kjo është eksperienca e parë e Bardhit jashtë Shqipërisë, teksa u bë një emër i njohur në futbollin e vendit tonë falë eksperiencës te Partizani, ku luante që nga edicioni 2014-2015.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments