Ndeshja ndaj Bazel ka qenë e fundit e Jurgen Bardhit si futbollist i Partizanit. Mesfushori ka udhëtuar sot drejt Turqisë, ku ka firmosur me klubin e tij të ri.

Që nga dita e sotme, ai është pjesë e skuadrës së Tuzlaspor, në kategorinë e dytë turke.

Ekipi në fjalë ka fituar duelin me Boluspor, i cili insistoi deri në fund për firmën me futbollistin i cili mbrëmë ishte në fushë në duelin e kthimit kundër Bazelit.

Kjo është eksperienca e parë e Bardhit jashtë Shqipërisë, teksa u bë një emër i njohur në futbollin e vendit tonë falë eksperiencës te Partizani, ku luante që nga edicioni 2014-2015.