Kohet e fundit ka qene e angazhuar me ekipin kombetar U20 dhe paraqitjet e saj kane qene shume te mira. Basketbollistja shkodrane Sara Kolombi perveçse po jep kontributin e saj te Vllaznia prej vitesh, tashme po e ben te njejten gje edhe per ngjyrat kuqezi.

Vete ajo shprehet e emocionuar per ate çfare ka arritur deri me tani, por nga ana tjeter, per te ka ende shume endrra te tjera per te realizuar.

Te gjitha keto Sara i ka rrefyar ne nje interviste dhene per “Shkodra Sport”. Ajo ka biseduar me gazetaren Fabiola Caka duke rrefyer gjithçka, qe nga arsyet te cilat e bene te zgjedh kete sport dhe deri tek qendrimi disamujor ne Itali dhe tashme me emocionet e veshjes se fanelles se kombetares. Per me shume lexoni intervisten e dhene per gazeten tone:

– Sara, si ka lindur deshira per t’u marre me sport?

Deshira per t’u marre me sport ka lindur ne moshen 14-vjeçare, qe ne momentin kur profesoreshe Xhuli Shestani me kerkoi qe te behesha pjese e klubit Vllaznia dhe qe ne ate moment basketbolli u be pjese e pandashme e imja.

– Pse basketbolli dhe jo nje sport tjeter?

Per basketbollin kam pasur gjithmone nje pelqim me te madh pasi ne familjen time edhe daja ka qene basketbollist dhe e kam ndjekur ate qe e vogel. Ky ka qene nje motiv me i madh qe une ta nise kete rruge.

– Sa i jeni perkushtuar sportit? Harxhon shume kohe?

Qe ne vitin e trete te gjimnazit fokusimi im kryesor ka qene stervitja te cilen e kam pare si pjesen kryesore te rutines ditore. Pjesen me te madhe te dites mbas shkolle e kam shfrytezuar per t’u stervitur ne menyre qe te arrija rezultatet me te mira.

– Jeni pjese e kombetares per mosha gjithashtu. Si ndiheni?

Te jesh pjese e kombetares eshte privilegj dhe fanela e Shqiperise mban mjaftushem peshe. Une jam shume krenare qe jam pjese e saj. Kombetarja U-20 ka qene mjaft e suksesshme, ne te cilen me vajzat e tjera kemi arritur fitoren e dy ndeshjeve, kunder ekipit te Ukraines dhe Armenise.

– Cili eshte momenti kyç qe ta veçonit nga karriera juaj deri me tani?

Karriera ime sapo ka filluar te them te drejten por kam pasur nje eksperience mjaft te bukur ne Itali me nje nga ekipet e qytetit te Pordenones pak muaj me pare. Kete mund ta veçoj si momentin kyç pasi ato me vleresuan dhe me treguan se sa vlej dhe sa mund te kontribuoj per skuadren.


– Kush është ëndrra jote më e madhe apo synimi që keni për të ardhmen?

Kur kam qene e vogel endrra ime me e madhe ka qene te jem pjese e ekipit kombetar dhe me pune e arrita. Tani si endrra e çdo sportisti tjeter eshte te arrij me te miren ne sport dhe te kem sa me shume eksperienca me ekipe te ndryshme te cilat do te me mundesojne te rritem ne nivel.


– Keni nje idhull dhe nese po cili/ cila eshte?

Lojtare te cilet me pelqejne ka shume, por idhulli i cili me ben te ece perpara eshte egoja qe kam per te qene me e mira e vetes.
Intervistoi: Fabiola CAKA