Sapo ka nisur në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës ndeshja në mes Ilirisë vendase dhe Vllaznisë, ndeshjen kjo e vlefshme për javën e nëntë të kampionatit të kategorisë së parë.

Kemi të bëjmë me një takim ku të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren megjithatë kuqeblutë duken më të motivuar sepse duan të vazhdojnë të ruajnë kreun e renditjes të shkëputur nga ndjekësit.

Skuadra shkodrane e ka nisur ndeshjen me këtë formacion: Në portë Sherri ndërsa në mbrojtje janë Gocaj, Ignat, Zeqaj dhe Gyrishta.

Për mesfushën trajneri Lika ka zgjedhur Krymin e Tafilin në qendër si dhe Likën e Hajdarin në krahë. Në sulm ndërkohë përveç Zogajt që luan paksa i tërhequr, do te jete braziliani Zhunior i cili ia ka dale te rikuperohet nga nje demtim i lehte qe ka pas ne kofshe dhe per kete arsye do ta nise nga minuta e pare.