Tuesday, February 24, 2026
FAQJA E PARE KRYESORENis ofensiva e Junajtid drejt talentit të Dortmund, gjermanët refuzojnë ofertën prej...

Nis ofensiva e Junajtid drejt talentit të Dortmund, gjermanët refuzojnë ofertën prej 98 milionë paund

Dihet prej kohësh dëshira e madhe e Mançester Junajtid për të transferuar në Angli, Xhejdon Sanço. Talenti britanik në këtë sezon është konfirmuar duke shkëlqyer me verdhezinjët falë golave dhe asisteve me shumicë.

Në këtë formë, “Djajtë e Kuq” e shohin si një lojtar që mund t’i besojnë të ardhmen dhe ta ndihmojë klubin të kthehet sërish në garë për titujt më të rëndësishëm.

Megjithatë, nuk do të jetë e lehtë kjo për drejtuesit britanikë, pasi në Gjermani e dinë mirë vlerën e paçmueshme të Sanços.

Ndaj, oferta e parë e Junajtid prej 98 milionë paund është refuzuar pa u menduar dy herë nga ana e Dortmund.

Por, Junajtid ka të gjithë kohën për të provuar sërish dhe për të bindur Dortmundin, që nuk ul pretendimet nga 120 milionë paund. /VipSport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments